Ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës nga BDI, Arbër Ademi, ka bërë deklaratë nëpërmjet “Facebook” për sektorin e arsimit të lartë në vend. Ademi deklaroi se do të përkushtohet për të siguruar rritje në pagat e punonjësve të universiteteve, duke sqaruar se është në plan të dorëzohet një propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, njoftin Telegrafi.

“Që nga dita e hënë do të dorëzojmë propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë. Me këtë do të eliminohet çdo mundësi e ndonjë lloj diskiriminimi të mundshëm”, thuhet në postimin e tij.

Ministri gjithashtu u angazhua për mbështetjen dhe zhvillimin e universiteteve dhe cilësisë së arsimit në përgjithësi. Në një moment të veçantë, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr fakti se njoftimin e ka pëlqyer edhe ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës nga BDI, Jeton Shaqiri, duke treguar mbështetjen e tij për këtë iniciativë. /Telegrafi/

The post Ademi paralajmëron propozimin e ligjit për rritjen e pagave në institucionet e arsimit të lartë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";