
Kryeshefi i zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ademi sot në një konferencë për shtyp njoftoi se zjarri në Malin Sharr ende është aktiv, ndërsa në shuarjen e zjarrit është përfshirë edhe një helikopterë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Zjarri është dy kilometra larg fshatit Sellcë. Është një terren shumë i vështirë për të depërtuar”, tha Ademi.
Ademi thotë se për momentin në shuarjen e zjarrit janë aktivizuar Drejtoria për Menaxhim me Malin Sharr, Zjarrfikësit e Tetovës.
Nga Qendra me Menaxhim me Krizat, thotë Ademi, kemi kërkuar që të aktivizohen helikopterë dhe avionë, mirëpo deri tani kemi aktiv vetëm një helikopterë./Telegrafi/
Advertisement
The post Ademi: Në shuarjen e zjarrit në Malin Sharr është përfshirë edhe një helikopterë appeared first on Telegrafi.
Advertisement