Ademi: Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e Ahmetit që të tërbojë Mickoskin dhe Taravarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ademi: Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e Ahmetit që të tërbojë Mickoskin dhe Taravarin

Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e liderit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, që të tërbohen Mickovski dhe Kumbara i shkeljes së legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit të të dyjave listave të OBRM-PDUKM-së, OBRM-PDUKM-VLEN, Taravari, ka reaguar sot zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi.

Lexo po ashtu
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Advertisement

“BDI gjatë gjithë veprimtarisë politike ka mbrojtur karakterin unitar të shtetit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet pozitive në vend. BDI nuk i ndanë shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për bashkim e jo për vasalitet të shqiptarëve ndaj asnjë force politike në vend, vasalë si sot që janë VLEN-i, turpi i politikës shqiptare.

Ali Ahmeti nuk ka pasur oreks për pushtet asnjëherë, këtë e ka dëshmuar duke mos marrë asnjë funksion në ekzekutiv për dekada me radhë, por duke i dhënë hapësirë kuadrove të rinj. Dorëheqja kolektive e ekzekutivit të BDI-së gjatë mandatit të kaluar është edhe një dëshmi shtesë, vetëm e vetëm OBRM-PDUKM të votonte ndryshimet kushtetuese”, thuhet në reagimin e Arbër Ademi.

Ademi shton se Ali Ahmetin dhe BDI-në e kanë mbajtur votat e shqiptarëve, duke ngadhënjyer në çdo cikël zgjedhor, për dallim nga Kumbara i koalicionit OBRM-PDUKM-VLEN, i cili që nga viti 2017 shëtit herë në Qeveri e herë në Opozitë, pa i fituar zgjedhjet asnjëherë./Telegrafi/

Advertisement

The post Ademi: Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e Ahmetit që të tërbojë Mickoskin dhe Taravarin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy