Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi thotë se si parti janë në konsultim të vazhdueshëm edhe me faktorin ndërkombëtar në lidhje me propozimin e OBRM-PDUKM-së për formimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse pa BDI-në, e cila do të votonte ndryshimet kushtetuese.

Ademi për “TV21” theksoi se për BDI me rëndësi është që të votohen dhe hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, e që, sipas tij, më pas në zgjedhje vendoset se kush do të hyjë në Qeveri.

Ademi tha se formimi i Qeverisë gjithëpërfshirëse për votimin e ndryshimeve kushtetuese nuk ndërlidhet me marrëveshjen që në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie kryeministri të jetë shqiptar.

Ademi thotë se për çështjen në fjalë janë në konsultime të vazhdueshme edhe me ndërkombëtarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ademi: Jemi në konsultim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar në lidhje me propozimin e OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.