Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka thënë se Maqedonia e Veriut do t’i filloj negociatat me BE-në dhe se qytetarët të mos besojnë lajmet e rrejshme lidhur me propozimin francez.
“Nuk ka kohë për lajme të rreme. Lajmet e rreme nuk duhet të mbizotërojnë, por e vërteta duhet të mbizotërojë. Prandaj jemi sot këtu për të folur me argumente. Nuk ka të keqe në diskutime, bisedime, negociata, dhe sqarime me të gjitha palët e interesuara”, tha koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, para mbledhjes së sotme të grupeve punuese partiake në Klubin e deputetëve.
“Gjuha maqedone është e qartë në kornizën e negociatave, pa fusnota, pa yll, pa shpjegime shtesë. Ata thonë se ne nuk kemi filluar negociatat. Ne do të fillojmë negociatat, u theksua dje nga presidenti i Këshillit Evropian dhe se ne dhe Shqipëria do të nisim menjëherë negociatat, me një proces skrining që kanë kaluar të gjitha vendet anëtare. Që ne dhe Shqipëria do ta kalojmë bashkë”, tha Ademi.
Ai shtoi se lajmi i rremë është informacioni se nuk ka kornizë negociuese dhe se protokolli është pjesë e kornizës së negociatave.
“Në kuadër të negociatave thuhet se legjislacioni evropian do të përkthehet në gjuhën maqedone, me çka konfirmohet se gjuha maqedone është zyrtare dhe do të jetë gjuhë zyrtare e BE-së. Mendoj se ky është përfitimi i propozimit që kemi që të mos ketë lajme të rreme në të gjithë shoqërinë, në të gjithë publikun. Është e mundur të kemi një deklaratë të njëanshme, por ne do të komunikojmë me BE-në në gjuhën maqedone dhe gjuha maqedone është e qartë në këtë drejtim. Gjuha maqedone që flasim unë dhe ju, tha Ademi”, duke shtuar se marrëveshja me Frontex-in, e cila u ngec për shkak se gjuha maqedone u kontestua, do të nënshkruhet në gjuhën maqedone.
The post Ademi: Grupet punuese do të flasin me argumente, nuk ka vend për lajme të rreme mbi propozimin francez appeared first on Telegrafi.