Arbër Ademi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka shprehur shqetësimin e tij në një status në Facebook, pas ndarjeve të fundit të Aleanca për Shqiptarët. Ai akuzon OBRM-PDUKM-në se nuk po kursen asgjë nga lidhjet Serbo-Ruse për të ndihmuar derivate të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski.
“OBRM-PDUKM nuk po kursen asgjë nga lidhjet e veta Serbo-Ruse për ti dal në ndihmë derivateve të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski. Në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni” shkruan ai.
Në këtë kontekst, Ademi shprehet se forcat pro-europiane nuk duhet të lejojnë që asnjë lidhje mes Maqedonisë, Serbisë dhe Rusisë të pengojë përparimin drejt integrimeve evropiane të vendit. /Telegrafi/
The post Ademi: Forcat pro-europiane duhet të ndalojnë pengesat nga lidhjet maqedono-serbo-ruse appeared first on Telegrafi.