Arbër Ademi nga BDI, në DailyClick ka mohuar deklaratat e pozitës se Fronti Europian ka dashur të bëhet pjesë e Qeverisë vetëm me katër ministri.
Ademi tha se nuk ka njohuri për dhomën 161 në Kuvend dhe shtoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së me të cilët pretendohet se janë takuar deputetët e Frontit Europian, le të dalin të pohojnë një gjë të tillë.
Ai foli edhe për Qeverinë e re, ndërsa tha se edhe qytetarët që nuk kanë votuar Frontin Europian ndjehen të poshtëruar dhe të nënvlerësuar. Ademi tha se ka një përfaqësim jodinjitoz dhe se po zvogëlohet numri i shqiptarëve në institucione.
“Jo vetëm ne që kemi alarmuar me kohë se çfarë situata do të vijnë por besoj se tash të gjithë qytetarët pa dallim, edhe ata që mund të mos kenë votuar Frontin Europian, sot si asnjëherë më parë ndjehen më të nënvlerësuam, nënçmuar, më të nëpërkëmbur, më të poshtëruar se kurrë”, tha Ademi.
The post Ademi: Është shpifje se kemi dashur të bëhemi pjesë e qeverisë me katër ministri appeared first on Telegrafi.