Para disa ditës Unioni i nxënësve të shkollave të mesme doli me njoftim se kanë pranuar ankesa të shumta nga nxënësit e disa qyteteve, se shkollat i detyrojnë të paguajnë taksë për dhënien e dëftesave.
Ndërsa për këtë çështje sot është pyetur ministri i Arsimit, Arbër Ademi. Ai në konferencë për shtyp tha se zyrtarisht nuk kanë pranuar asnjë ankesë në lidhje me këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Ademi i ftoi nxënësit dhe prindërit e tyre që të ankohen, nëse detyrohen të paguajnë për atë që nuk janë të detyruar.
“Zyrtarisht në adresën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk kemi marrë ankesë të tillë. Sidoqoftë, siç është informuar publiku, unë jam njoftuar për një veprim të tillë. Ne, si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, dënojmë ashpër çdo veprim të tillë që detyron nxënësit të paguajnë para, për të cilat ata nuk janë të detyruar të japin”.
“Ne sigurojmë dëftesat falas dhe inkurajojmë nxënësit dhe të gjithë qytetarët që t’i paraqesin këto parregullsi në Inspektoratin Shtetëror për Arsim. Inspektorati ka detyrë të qartë, që të ndërmarrë veprime konkrete për të sanksionuar të gjithë ata që shkelin ligjin, sepse dhënia e dëftesave është pa pagesë”, tha Ademi./Telegrafi/
Shkollat në Maqedoni kërkojnë para nga nxënësit për dëftesat të cilat janë pa pagesë
The post Ademi: Dëftesat i japim pa pagesë, nxënësit t’i paraqesin parregullsitë appeared first on Telegrafi.