Nga gjithsej 36 hetime për Ballkanin Perëndimor, 18 kanë të bëjnë me keqpërdorime të fondeve europiane në Maqedoninë e Veriut, theksojnë nga shërbimi europian kundër mashtrimeve OLAF, organ përgjegjës për revizion të fondeve për vendet anëtare të BE-së por edhe vende të tjera që i shfrytëzojnë.

Edhe pse raporti zyrtarisht ende nuk është i publikuar, megjithatë disa media i publikuan numrat që i konfirmoi edhe ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer.

OLAF përgatiti 7 rekomandime për institucionet europiane dhe autoritetet maqedonase. Nuk ka informacione shtesë për hetimet konkrete, por u publikua se për fondet europiane që janë shpenzuar tërësisht ose pjesërisht, në nivel kombëtar ose rajonal në 2022, në shtet janë hapur 4 hetime ndërsa 3 u mbyllën me rekomandime adekuate.

“OLAF është organ serioz dhe thelbësor që zbaton hetime. Ju vetë i dhatë numrat e hetimeve. Unë mund vetëm ta konfirmoj këtë numër, por nuk mund të hyj e as s’i di detajet për hetimet që kanë të bëjnë me ata persona, subjekte të ndryshme që janë pjesë e këtyre hetimeve. Nëse hetimet rezultojnë me dyshim për aktivitete kriminale, ato raste do t’i dërgohen prokurorisë publike, dhe në atë rast presim që prokurori publik të ndërmarrë aktivitete që ne do t’i ndjekim nga afër”, tha David Geer, ambasador i BE-së në Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Abuzimi me fondet europiane OLAF: Nga 36 hetime për Ballkanin Perëndimor, 18 lidhen me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.