Avokati i ASH-së, krahu i Arben Taravarit, Abidin Abduli njofton se sot është anuluar seanca gjyqësore në lidhje me rastin e partisë politike Aleanca për Shqiptarët, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Sot është mbajtur seanca e dytë për partinë politike Aleanca për Shqiptarët, për atë se kush duhet të jetë anëtarë legjitim i të njëjtës”, thotë Abduli.
Ai tha se avokatët e Ziadin Selës sot kanë dorëzuar disa procesverbale të shkarkimit të anëtarëve të kongresit, që sipas tij, janë shkarkuar nga mbledhjet që i kanë mbajtur nëpër kafene.
Avokati tha se sot gjyqtarja sot ka anuluar seancën, me pas elaborimit tonë, me çka do të merret lënda e partisë nga arkivat për të verifikuar dokumentet.
Abduli tha se seanca e radhës është caktuar më dhjetor në orën 14:00./Telegrafi/
The post Abduli: Është anuluar seanca gjyqësore për ASH-në, po mundohen të bëjnë falsifikime të dokumenteve appeared first on Telegrafi.