A1 Maqedoni ka kënaqësinë të njoftojë versionin më të fundit dhe të përparuar të ekspertit virtual të bazuar në inteligjencën artificiale – “Sllavço” tani e tutje në gjuhën shqipe, i krijuar për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për të gjitha pyetjet e shfrytëzuesve në lidhje me shërbimet e A1.

“Çetboti ‘Sllavço’, çetboti i parë dhe i vetëm në rajon i bazuar në inteligjencën artificiale që flet dhe kupton shqip, është pjesë e platformës A1 Guru përmes së cilës shfrytëzuesit kanë mundësi të marrin përgjigje në të gjitha pyetjet e lidhura me shërbimet e A1 ose të marrin ndihmë për tejkalimin e çdo vështirësie teknike me shërbimet e tyre pa vizituar sallonet shitëse ose të telefonojnë në Kontakt qendrën.

Të udhëhequr nga qëllimi ynë kryesor, për të siguruar përvojë superiore të shfrytëzuesit, ne e vendosim në funksion Sllavçon në gjuhën shqipe, me çka A1 Maqedoni konfirmon angazhimin e vet për të siguruar mjete digjitale që sigurojnë mënyrën më të thjeshtë dhe të lehtë për të komunikuar me klientët e vet, që procesin e prokurimit dhe përdorimin e shërbimeve nga portofoli i pasur i produkteve dhe shërbimeve e bën atë një përvojë të këndshme për shfrytëzuesit”, tha Dimitar Dimitrov, drejtor i departamentit për përkujdesin e klientëve.

“Sllavço” është eksperti i parë virtual në formën e çetbotit me karakteristika njerëzore që mund të komunikojë në gjuhën maqedonase dhe shqipe i cili përveç ndihmës në zgjedhjen e një pajisje telefonike, mund të ofrojë ndihmë dhe mbështetje teknike për përdorimin e shërbimeve celulare dhe fikse të A1 – internet, telefoni dhe televizion, ndihmë për pagesë të shpejtë, të sigurt dhe të thjeshtë të faturave mujore, kontrollimin e gjendjes së llogarisë dhe rimbushjen e kredisë për pripejd shfrytëzuesit, aktivizim, deaktivizim të shërbimeve dhe pakove, si dhe informata për tarifat dhe promocionet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komunikimi me “Sllavçon” është tërësisht falas, kurse për të korresponduar me të, shfrytëzuesit thjesht duhet të hyjnë në shfletuesin përmes veb faqes të A1 Maqedoni, përmes aplikacioneve Viber dhe Facebook Messenger ose përmes aplikacionit celular Mojot A1.

Çetboti trajton fusha të shumta të njohurive duke përfshirë një kombinim të moduleve të të mësuarit në thellësi dhe të të mësuarit makinerik që janë përgjegjës për të kuptuar kontekstin dhe për të hartuar mesazhe./Telegrafi/

The post A1 Maqedoni paraqet “Sllavçon”, çetbotin e parë dhe të vetëm në gjuhën shqipe në rajon appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";