Në të kaluarën, nikotina, duhani dhe pirja e duhanit ishin terme që i referoheshin së njëjtës gjë: cigareve dhe produkteve të tjera që djegin duhanin. Sot, kjo nuk është më rasti falë inovacioneve teknologjike dhe kërkimeve shkencore të vazhdueshme në fushën e reduktimit të dëmeve nga duhani. Megjithatë, pavarësisht këtij përparimi, ende ka shumë keqkuptime për nikotinën.
Dr. Metju Holman, Nënkryetar dhe Drejtor i Përgjithshëm për Shkencën dhe Strategjitë në Philip Morris International (PMI), në artikullin e tij për përfitimet e njohjes së fakteve për nikotinën, përshkruan se si publiku i gjerë, madje edhe mjekët, shpesh i keqkuptojnë rreziqet e nikotinës.
Nikotina është një alkaloid natyral i pranishëm në shumë bimë të familjes Solanaceae. Brenda kësaj familjeje bimësh, duhani përmban nivelet më të larta të nikotinës. Ajo është e pranishme në cigaret, e-cigaret, alternativat e tjera pa tym, si dhe në terapitë për zëvendësimin e nikotinës. Nikotina shkakton varësi dhe nuk është pa rrezik, por nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit, dhe përfaqëson gjithashtu një faktor kryesor për ndryshimin e zakoneve të duhanpirësve. Në një rast ideal, kjo do të thotë ndalimi i pirjes së duhanit, ndoshta edhe me ndihmën e terapive për zëvendësimin e nikotinës (çamçakëzë, ngjitës, spraj, pastila dhe tableta që jepen vetëm me recetë), nëse është e nevojshme. Ose, për ata që nuk heqin dorë, kalimi te produktet pa tym.
Tymi i duhanit në cigaret përmban më shumë se 6,000 substanca, nga të cilat rreth 100 klasifikohen nga agjencitë shëndetësore publike si të dëmshme ose potencialisht të dëmshme. Ekspozimi kronik ndaj niveleve të larta të këtyre substancave, të pranishme në tymin e cigareve kur duhani digjet, është i lidhur me sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit, si sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore dhe kancerin e mushkërive.
Nikotina lidhet me receptorët nikotinikë të acetilkolinës në sistemin nervor qendror dhe periferik për të shkaktuar një sërë përgjigjesh fiziologjike, si për shembull, rritje të përkohshme të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut. Këto efekte mund të ndikohen edhe nga mënyra e marrjes së nikotinës, përmes mushkërive, gojës ose lëkurës. Secili prej këtyre rrugëve ndikon në shpejtësinë dhe sasinë e nikotinës së marrë në trup.
Alternativat e pirjes së duhanit, si produktet që ngrohin duhanin, e-cigare ose qeskat me nikotinë, eliminojnë plotësisht procesin e djegies. Pajisjet që ngrohin duhanin çlirojnë nikotinë, ndërsa gjenerohen mesatarisht rreth 90% deri 95% nivele më të ulëta të substancave që janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme, krahasuar me tymin e cigareve.
Ndërsa fokusi rregullator zhvendoset nga dëmet e cigareve tek efektet e nikotinës, nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar se si nikotina ndikon në trup dhe tru, dhe si varion kjo në varësi të mënyrës së marrjes së saj.
Kompania Philip Morris International është e përkushtuar për mbështetjen e profilit të rrezikut të produkteve pa tym, dhe një pjesë e kësaj është kuptimi më i mirë i nikotinës dhe rolit të saj në reduktimin e dëmeve nga duhani. Produktet pa tym të PMI-së, si IQOS, çlirojnë nikotinë me nivele dukshëm më të ulëta të substancave të dëmshme që gjenden në tymin e duhanit. Prania e nikotinës në produktet pa tym është një faktor i rëndësishëm, përfshirë ritualin, përvojën sensoriale dhe shijen, me qëllim që duhanpirësit e rritur, të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan, të largohen nga cigaret, duke zgjedhur kalimin tek alternativat pa tym.
The post A mund nikotina të luaj rol në reduktimin e dëmeve nga duhani? appeared first on Telegrafi.