A do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, flasin Arben Taravari dhe Bujar Osmani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në muajin tetor, ndërsa në opinion shtrohet pyetja nëse bashkë me to do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në emisionin “PodGo” për këtë temë i kemi pyetur Arben Taravarin dhe Bujar Osmanin, të cilët kanë mendime të ndryshme në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Kryetari i ASH-së e cila është pjesë e Qeverisë, Arben Taravari, tha se çështja e zgjedhjeve lokale varet nga partia maqedonase OBRM-PDUKM.

“Në parim për zhgjedjjet e parakohshme parlamentare vendos OBRM-PDUKM-ja, e cila ka 58 deputetët, plus 6 deputetë të ZNAM-it. Kështu që nuk mund ta imponojnë partitë shqiptare mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Mesa e shoh kryemuinistri nuk ka disponim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, por në Maqedoni e keni parasysh, punët asnjëherë nuk mund të parashihen, edhe pse i analizon të gjitha opsionet dhe variantet, çdo gjë është e mundshme”, tha Taravari.

Advertisement

Ndërsa nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani, zgjedhjet parlamentare i sheh si rruga e vetme për kthimin e shpresës. Ai thotë që është mirë që të ketë zgjedhje të parakohshëm parlamentare dhe të njëjtat të mbahen me ato lokale në muajin tetor.

“Mendoj që pas gjithë këtyre ngjarjeve, margjinalizimit, mungesës së legjitimiteit, funksionimit të qeverisë, tragjedisë së Koçanit, nuk ka logjikë tjetër veçse zgjedhjeve të parakohshme. Vetëm zgjedhjet do të jetë shpresë. Është bllokuar integrimi evropian. Na kanë futur në grup me Serbinë dhe Kinën, nuk është e rastësishme kjo. Vetëm zgjedhjet e parakohshme do të hapin shpresën. Për herë të parë pas 20 viteve do të kemi 4 vite pa asnjë palë zgjedhje. Në 20 vitet e fundit çdo vit kemi pasur zgjedhje. Më mirë do të jetë që zgjedhjet parlamentare të mbahen së bashku me ato lokale, kjo edhe për shkak të ekonomisë së shtetit”, tha mes tjerash Osmani.

Advertisement

Ndryshe, zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur në muajin maj të vitit 2024, në të cilat në kampin shqiptarë për herë të parë garuan dy koalicione. Fronti Europian mori 18 deputetë, ndërsa Koalicioni VLEN mori 14 deputetë./Telegrafi/

The post A do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, flasin Arben Taravari dhe Bujar Osmani appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy