9.4% më shumë divorce në Maqedoni sesa vitin e kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Divorcet në Maqedoninë e Veriut çdo vit e më shumë po shënojnë rritje, tregojnë të dhënat e Entit të statistikave. Rritja në vitin 2023 është 9,4 për qind krahasuar me një vit më parë, kur janë prishur 1.765 martesa.

Po pse, dhe çfarë e bën një çift që të tejkalojë çdo sfidë, për të mos shkuar në divorc. Për ta mësuar këtë dolëm për të pyetur më të moshuarit, gjeneratë e cila divorcin mund ta ketë parë si zgjidhjen e fundit.

Një qytetar mendon se ndër arsyet e shpeshta që i çojnë çiftet drejt divorcit është gjendja e ekonomike.

“Po martohen shumë të ri, dhe nuk e kanë atë ndërgjegjen familjare pastaj edhe “mos-pasja” po i detyron më tepër të ndahen kanë shumë fëmijë 2-3, me çfarë t’i ruajnë, pastaj ndahet me gruan shkaku i fëmijëve, edhe pak si të ri po martohen, në moshën e re 18-20 vjet pak është problem të martohesh”, tha një qytetar.

Advertisement

Na tregoi po ashtu se zënka e vetme me gruan e tij ka qenë shija e ushqimit.

“Ndonjëherë nëse nuk më ka pëlqyer ndonjë gjellë me më shumë kripë ose me yndyrë dhe i kam thënë më pak, ndonjëherë i kam thënë. Kështu probleme jo”, tha qytetari.

Një qytetar tjetër u përgjigj shkurt se problemi kryesor i divorceve është gjendja financiare.

“Për “idare”, nuk kanë të holla nuk kanë”, shtoi qytetari.

Advertisement

Sociologu Ali Pajaziti tregon disa pika kyçe për arsyet e divorceve është dëshira e çifteve të reja për liri të plotë dhe që askush të mos u përzihet në jetën e tyre.

“Modernizimi i jetës e ka sjellë atë ngarkesën personale dhe dëshiron që çdo njeri të jetë individ, pra të ketë hapësirën e vet të lirisë dhe të mos i përzihet askush pra në jetën e vet. Gjendja financiare ose ekonomia pra e cila neve na mbjell ngarkesa dhe kërkesa të shumta ekonomike dhe në këtë drejtim shpesh ne nuk mundemi që ne t’i realizojmë ato që neve ëndërrojmë na bën që fajin t’ia hedhim tjetrit, kinse pala tjetër është fajtore për këtë ngecje ekonomike dhe pamundësi për të kapur ritmin, dhe kështu krijohet një ambient i mosdurimit, intolerancës”, deklaroi sociologu Ali Pajaziti.

Nëse shihen divorcet sipas moshës së çifteve, statistikat tregojnë se numri më i madh i ndarjeve ka ndodhur në grupmoshën nga 35 deri në 39 vjeç, nga të cilat 310 ose 17,6 % në femrat dhe 295 ose 17.6% për meshkujt. Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve, 393 ose 22,3%, kanë ndodhur nga 5 deri në 9 vjet pas lidhjes së martesës./tv21

The post 9.4% më shumë divorce në Maqedoni sesa vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy