Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme zbatoi një aksion kontrolli në komunikacion në autostradën Shkup-Tetovë.

Sipas policisë, janë dënuar 88 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe sot edhe gjatë ditëve të ardhshme. Është evidentuar se kemi ulje të numrit të aksidenteve në periudhën kur ka kontrolle të këtilla. Në nëntor 2020 krahasuar me nëntorin 2019 ka ulje prej 21%, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2020 me atë të vitit 2019, ka ulje prej 23%”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ai tha se viti 2020 është me numrin më të vogël të viktimave në historinë e shtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të risim sigurinë”, tha Angellovski./Telegrafi/

The post 88 dënime për tejkalim shpejtësie në rrugën Shkup-Tetovë, kontroll të policisë do të ketë edhe sot appeared first on Telegrafi.