Analiza e aksidenteve në komunikacion dhe shkeljeve të rregullave të trafikut për gjashtë mujorin e parë të vitit 2020 tregon se është ulur ndjeshëm numri i fatkeqësive në komunikacion dhe arsye kryesore për këtë dukuri, sipas SPB Tetovë, është edhe periudha e izolimit dhe ndalesës së qarkullimit si shkak i pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit kanë ndodhur 3556 shkelje të rregullave të komunikacionit. Ky numër është ndjeshëm më i vogël se periudha e njejtë në vitin e kaluar 2019. Në Tetovë dhe rrethinë kanë ndodhur 2609 raste ku janë shkelur rregullat e komunikacionit ndërsa në Gostivar dhe rrethinë janë bërë 947 shkelje. Ky numër është për 8300 raste më i vogël se në periudhën e njejtë gjatë vitit të kaluar. Nga këto shkelje në komunikacion janë lëshuar edhe vendime për dënim adekuat” thonë nga SPB Tetovë.
Nga atje thonë se shkaku kryesor në shumicën e rasteve me shkelje në komunikacion është vozitja e shpejtë, jashtë kufijve të lejuar nëpër rrugë. /Telegrafi/
The post 8300 shkelje të rregullave të trafikut më pak në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, se vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.