Pastrimi i deponisë së vogël (delta) të deponisë NSN në OHIS vazhdon me rehabilitimin e Lot 3, ku do të largohen 525 ton mbeturina të NSN dhe 210 ton tokë të kontaminuar me NSN, njoftoi sot Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në kuadër të aktiviteteve të deritanishme për rehabilitimin e Lot 3, janë gërmuar dhe ambalazhuar 210 ton tokë të kontaminuar me NSN, eksporti i të cilave është planifikuar për dy muajt e ardhshëm, si dhe janë nxjerrë 231 ton mbeturina NSN të gërmuara dhe të paketuara, nga të cilat rreth 80 tonë, gjatë ditës së djeshme janë eksportuar për t’u asgjësuar në Francë.

“Si aktivitet përgatitor, më 9 qershor 2023, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për miratimin e planit të rehabilitimit për Lot 3 të dorëzuar nga kontraktori i pastrimit, kompania “Polyeco”, e më pas ka vazhduar me punë nga 12 qershor 2023″, njoftojnë nga Ministria e Mjedisitë.

Sipas Ministrisë, në periudhën paraprake, si rezultat i aktiviteteve lidhur me pastrimin e dy loteve të para të vogël (delta) NSN në OHIS, janë eksportuar dhe asgjësuar 957 ton mbetje NSN dhe 127 ton tokë të kontaminuar me NSN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post 80 tonë mbetje të rrezikshme nga OHIS dërgohen për asgjësim në Francë appeared first on Telegrafi.