77 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Veles – Shkup – Kumanovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot (13.05.2021) Njësia lëvizëse për siguri në trafikun rrugor zhvilloi kontroll të intensifikuar të veprimit në autostradën Veles – Shkup – Kumanovë për të sanksionuar automjetet që lëvizin me shpejtësi më të lartë se sa është e lejuar.

Nga MPB thonë se janë gjobitur 77 shoferë për tejkalim të shpejtësisë. Nga këto, 22 udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km/orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe dy shoferë lëviznin me shpejtësi mbi 70 km/orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

“Kontrollet e veprimit të intensifikuar vazhdojnë. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

The post 77 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Veles – Shkup – Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy