Një 48 vjeçar nga Kumanova dje ka sulmuar fizikisht nënën e tij ndërsa më pas është ndaluar nga policia.
Informacioni është bërë i ditur nga Sektori për punë të Brendshme Kumanovë.
“Me datë 01.06.2022 në ora 14.40, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar personin me iniciale B.G.(48 vjeçar) nga Kumanova për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë e familjes në Kumanovë”, njofton Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.
Nga SPB thonë se rasti po dokumentohet dhe do të ndërmerren masat e duhura ligjore ndaj 48 vjeçarit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post 48 vjeçari nga Kumanova sulmon fizikisht nënën e tij appeared first on Telegrafi.