Një kumanovar ka denoncuar në Policinë e Kumanovës se është mashtruar nga një person për 200 mijë denarë.

Mashtruesi, i cili i është prezantuar si përfaqësues i Agjencisë së Bitcoinëve, i ka kërkuar shumën në fjalë në këmbim të bitcoinëve për të cilat ka thënë se kapin vlerën prej 14.500 dollarëve.

Kumanovari ka dhënë 200 mijë denarë mirëpo nuk i mori bitcoinët.

“Më 14.11.2024 në ora 14.30 në SPB Kumanovë, një mashkull 45-vjeçar ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 200.000 denarësh. Sipas denoncimit, duke u prezantuar si person nga “agjencia për bitcoinë”, personi i ka thënë se në faturën e tij ka bitcoinë në vlerë prej 14.500 dollarë dhe i ka kërkuar që t’ia japë numrin nga llogaria bankare që t’ia transferojë mjete e parave. Siç është denoncuar, që të mund t’ia transferojë mjetet duhej të kishte 200.000 denarë në faturë, dhe pasi i denoncuari ka tërhequr kredi të shpejtë paratë i janë tërhequr nga fatura, por nuk ka marrë kompensim për bitcoinët”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga atje shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

The post 45 vjeçari nga Kumanova pagoi 200 mijë denarë për bitcoin dhe nuk mori asgjë, rastin e denoncoi në polici appeared first on Telegrafi.