31 viktima dhe 908 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3.616 teste, ndërsa janë regjistruar 908 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 367, Manastir – 71, Kumanovë – 64, Prilep – 49, Shtip – 40, Veles dhe Ohër nga 39, Tetovë – 38, Strumicë – 24, Gostivar – 21, Kërçovë – 19, Koçan – 18, Kavadar – 16 , Gjevgjeli – 14, Sveti Nikollë dhe Viniclë nga 11, Kriva Pallankë dhe Dibër nga 10, Negotinë – 9, Strugë – 8, Berovë, Probishtip, Vallandovë dhe Bogdanci nga 4, Resnja dhe Dellçevë nga 3, Radovish, Krushevë dhe Kratovë nga 2, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 1.

Sot janë regjistruar 732 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 31 viktima, 11 nga Shkupi (89, 84, 76, 75, 72, 72, 70, 68, 62, 51, 48), nga 4 në Prilep (87, 83, 82, 68) dhe Kërçovë (81, 70, 60, 59), nga 3 në Manastiri (68, 62, 61), nga 2 në Tetovë (80 dhe 60) dhe Ohri (84 dhe 80), nga 1 në Veles (82), Kavadarc (82), Strugë (76), Sveti Nikollë (88) dhe Makedonski Brod (73).

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 145.909, numri i pacientëve të shëruar është 121.439, numri i vdekjeve është 4.388, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.082./Telegrafi/

The post 31 viktima dhe 908 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy