Gjykata Themelore në Koçan caktoi 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen mizore të 46-vjeçares.

Prokuroria publike në Koçan ka hapur hetim për vrasje ndaj të dyshuarit 59-vjeçar, i cili dyshohet se e ka therë viktimën më shumë se 40 herë.

“Më 25 shtator, i dyshuari vrau brutalisht një grua, duke e therur disa herë me thikë. Ai ka marrë një thikë kuzhine nga shtëpia dhe duke ditur rrugën që kalon viktima kur ajo shkon në punë, e ka takuar dhe i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë në gjoks, stomak, qafë dhe krahë. Nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë në vend”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

The post 30 ditë paraburgim për vrasësin nga Koçani i cili theri me thikë partneren e tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";