Në Shkup, Strumicë dhe Rotimlje afër Mostarit sot do të shënohet 21 vjetori i rrëzimit të avionit në të cilin humbën jetën ish-presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, anëtarë të kabinetit të tij dhe ekuipazhi i avionit.
Familjarët, delegacionet shtetërore dhe të tjera do të vendosin lule te varri i Trajkovskit në varrezat e qytetit të Butelit në Shkup dhe në memorialet në Rotimlje dhe Strumicë.
Presidenti Boris Trajkovski vdiq në këtë ditë të vitit 2004 në një aksident avioni afër Mostarit. Në aksident, përveç Trajkovskit, kanë humbur jetën Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Blazhevski dhe Anita Krishan Lozanovska nga Zyra e Presidentit, Mile Krstevski nga MPJ, Boris Velinov dhe Ace Bozhinovski, anëtarë të ekipit të sigurisë, si dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.
Nga hetimet fillestare të kryera nga autoritetet kompetente maqedonase dhe boshnjake, rezultoi se shkaku i rrëzimit ishin gabimet e ekuipazhit të bëra gjatë procedurës së afrimit në aeroportin e Mostarit në kushte komplekse meteorologjike, mjegull të dendur dhe mbulesë me re./Telegrafi/
The post 21 vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski appeared first on Telegrafi.