161 shoferë të gjobitur në Shkup, 23 për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (14.05.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 gjoba, nga të cilat 22 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 32 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë.

“10 masa për përdorimin e celularit, 23 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për automjete me defekte teknike dhe mjete të paregjistruara, tetë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut për të rritur sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Advertisement

The post 161 shoferë të gjobitur në Shkup, 23 për vozitje nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy