
Spitali i parë dhe më i madh privat në vendin tonë, “Acibadem Sistina”, shënon 15-vjetorin e tij jubilar. Hapja e spitalit më 7 prill të vitit 2010 shënoi fillimin e një qasjeje të re të integruar ndaj kujdesit mjekësor. Pas 15 viteve nga hapja, sot “Acibadem Sistina” është sinonim i besimit, sigurisë dhe cilësisë – një spital që dikton trendët e mjekësisë moderne në vend në disa nga fushat më të rëndësishme të saj.
“Gjatë 15 viteve të kaluara në këtë spital janë kryer 205,000 ndërhyrje kirurgjikale dhe 1,950,000 ekzaminime. ‘Acibadem Sistina’ ka fituar besimin e mbi 1 milion pacientëve nga vendi dhe rajoni që janë trajtuar këtu. Fokusi kryesor i rrëfimit të suksesshëm të spitalit ‘Acibadem Sistina’ janë njerëzit – mjekët me kualifikim të lartë, infermieret dhe i gjithë personeli, të cilët me ekspertizën dhe përkushtimin e tyre krijojnë një mjedis ku çdo pacient merr kujdes cilësor. Sot, ‘Acibadem Sistina’ është një gjigant shëndetësor me 1,200 punonjës. Për shëndetin e pacientëve kujdeset një ekip prej 226 specialistësh të fushave të ndryshme, 436 infermiere dhe personel tjetër të mesëm mjekësor, si dhe shërbime të tjera ndihmëse,” tha Dr. Nikolla Pançevski, anëtar i Bordit të Drejtorëve në ‘Acibadem Sistina’.
Me rastin e përvjetorit jubilar, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” u ofron pacientëve të tij një zbritje promovuese prej 15% në të gjitha shërbimet shëndetësore. Zbritja do të jetë e vlefshme nga data 7 prill dhe do të zgjasë për 15 ditë.
“ACIBADEM SISTINA” ËSHTË SHNDËRRUAR NË NJË QENDËR REFERENTE PËR TRAJTIMIN E TË GJITHA SËMUNDJEVE
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është bërë lider në vendin tonë dhe në rajon në të gjitha fushat mjekësore, dhe secila prej tyre është shndërruar në një qendër referente për diagnostikim dhe trajtim.
“Që nga fillimi, Spitali Klinik ‘Acibadem Sistina’ e ka zhvilluar kardiokirurgjinë dhe sot, me krenari mund të them se qendra jonë është një nga qendrat më të mira private në Evropë. Në 4 vitet e fundit kemi publikuar mbi 10 punime profesionale në revista botërore të kardiokirurgjisë. Përveç aspektit shkencor, kardiokirurgjia në ‘Acibadem Sistina’ ka filluar procesin e trajtimit të insuficiencës së zemrës. Jemi të parët që kemi realizuar implantimin e zemrës artificiale në vend dhe në këtë mënyrë, kemi ngritur programin kombëtar për transplantimin e zemrës,” tha Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë.
“Në këto 15 vjet ‘Acibadem Sistina’ fitoi statusin e maternitetit më të madh dhe më të renomuar privat në vend me mbi 23 000 foshnja të lindura. Theks të veçantë vendosim në Qendrën për udhëheqjen e shtatzënisë me rrezik të lartë, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në uljen e shkallës së foshnjave të lindura para kohe në vendin tonë.” ,tha Dr. Gordana Petrovska, shefe e Departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
“Organizimi i mirë i ekipit dhe i sistemit mundësuan që pacientët, për një kohë shumë të shkurtër, të merrnin një diagnozë precize dhe menjëherë të fillonin trajtimin kirurgjikal, pa humbje kohe, e cila është shumë e rëndësishme. Sot, në ‘Acibadem Sistina’ punon një ekip prej 54 kirurgësh me përvojë, të cilët kryejnë ndërhyrje, nga ato më të thjeshta deri te ndërhyrjet më komplekse kirurgjikale” tha Dr. Toni Jсfifovski, Mr. Sci, shef i Departamentit të Kirurgjisë.
SPITAL I PLOTË PEDIATRIK ME KARDIOKIRURGJI PEDIATRIKE
Spitali Klinik ‘Acibadem Sistina’ është shndërruar në një qendër të njohur pediatrike për trajtimin e sëmundjeve të fëmijëve të moshave të ndryshme, me një ekip të përbërë nga 30 mjekë pediatër, të cilët çdo ditë kujdesen për pacientët më të vegjël.
“Në pjesën poliklinike të spitalit, çdo vit kryhen mbi 35 ekzaminime pediatrike dhe ndërhyrje, ndërsa regjistrohen mbi 1000 hospitalizime në repartin spitalor. Jemi bërë të njohur dhe të veçantë për qendrën e plotë pediatrike të emergjencës, e cila ofron kujdes pediatrik 24 orë, çdo ditë të javës. Dua të theksoj gjithashtu pjesën zhvillimore, ku kemi hapur qendrën e specializuar për monitorimin e fëmijëve me pengesa në zhvillim”, tha Prim. Dr. Dushko Fidanovski, shef i Departamentit të Sëmundjeve të Fëmijëve. Kardiokirurgjia pediatrike në ‘Acibadem Sistina’ shënon gjithashtu 5-vjetorin jubilar të ekzistencës. Gjatë kësaj periudhe, me sukses janë trajtuar mbi 600 fëmijë me anomali të zemrës. Si themelues i kardiokirurgjisë në vendin tonë, jam i lumtur që, në pesë vitet e fundit, falë kushteve bashkëkohore të punës, qasjes ekipore dhe pajisjeve moderne mjekësore, kardiokirurgjia pediatrike ka arritur suksesin më të madh të saj”, tha Doc. Dr. Vlladimir Çadikovski, shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë Pediatrike.
VIJOJNË SFIDA TË REJA, INOVACIONE DHE ZHVILLIME NË MJEKËSI
Përvjetori i 15-të është një arritje e madhe, por në të njëjtën kohë edhe një nxitje për sfida të reja. Fokusi mbetet në zhvillimin e mëtejshëm, zgjerimin e shërbimeve mjekësore, investimin në kapitalin njerëzor dhe futjen e inovacioneve.
“Atë që dua të theksoj është roli kyç i spitalit në mbështetjen dhe zhvillimin e kuadrove të reja dhe perspektive në fushën e mjekësisë. Po ashtu, po investojmë edhe në edukimin e personelit të mesëm mjekësor, me fokus në edukimin e infermiereve dhe mamive të ardhshme. Misioni ynë është të ofrojmë edukim që do t’u ndihmojë mjekëve të ardhshëm të bëhen profesionistë të shkëlqyer, të cilët do të jenë shtyllë e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe cilësor në vend,” deklaroi Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev, drejtor mjekësor.
“Jemi krenarë që, gjatë këtyre 15 viteve të infermierisë në spitalin tonë, u shndërruam në një markë të besueshme, ndërsa procedurat tona të punës vazhdimisht po marrin mirënjohje nga strukturat më të larta në vend dhe më gjerë. Këtë e dëshmon edhe vlera e vulës së artë nga JCI, që e kemi fituar për herën e tretë. Profilet e infermieres, teknikut dhe mamisë u shndërruan në profesione të larta dhe kompetente, të cilat janë të përgatitura për sfidat e përditshme me të cilat përballemi në punë dhe mjekësi”, tha Biljana Dilevska, infermiere kryesore.
Nga investimet më të reja në teknologjinë mjekësore, në Qendrën e Onkologjisë dhe Radioterapisë është instaluar akceleratori i ri dhe revolucionar për terapinë me rrezatim, i cili do të jetë në dispozicion për pacientët tanë së shpejti. Këtë vit pritet gjithashtu përmirësimi i sistemit informatik të spitalit, i cili do të thjeshtësojë edhe më shumë punën e ekipit mjekësor dhe do të mundësojë qasje më të shpejtë në informacionet për pacientët. Sa i përket planeve të ardhshme, fokusi mbetet në zhvillimin e mëtejshëm, zgjerimin e shërbimeve mjekësore dhe investimin në kadro të reja, të cilat do të jenë e ardhmja e spitalit.
PËR 24 VJET MARKA “SISTINA” ËSHTË SINONIM PËR PËRKUSHTIM DHE KUJDES
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është pasardhës i markës “Sistina”, e cila, si spital i specializuar në gjinekologji dhe obstetrikë, ka qenë e pranishme në sektorin shëndetësor që nga 14 shkurti 2001.
“Si njëri nga themeluesit e markës ‘Sistina’, ndjejmë nderin që sot e shohim së bashku madhështinë e Spitalit ‘Acibadem Sistina’, pjesë e të cilit kemi qenë që nga fillimi. Faktorët që e kanë çuar spitalin në majë janë entuziazmi, puna e palodhur dhe qasja ekipore e secilit prej nesh. Që nga fillimi, synuam të ishim pionierë dhe të implementonim mjekësinë moderne. Kështu vazhduam, me spitalin që tashmë ka arritur përmasa të mëdha, por për ne gjithmonë mbeten kujtimet e ditëve kur një ekip i vogël mjekësh nisi idenë për një qasje të re në kujdesin për pacientët,” thanë Dr. Sllobodan Llazarevski dhe Dr. Sllobodan Drakullevski, të cilët janë pjesë e themeluesve të markës.
The post 15 vjet “Acibadem Sistina” – Po ndryshojmë standardet e kujdesit mjekësor appeared first on Telegrafi.