12 infermiere në muaj largohen nga Maqedonia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreth 12 infermiere në muaj largohen nga Maqedonia. Ato kërkojnë rekomandime nga shoqatat dhe spitalet ku punojnë. Më së shpeshti shkojnë në Gjermani dhe Zvicër, por gjithnjë e më shumë edhe në Kroaci, thonë nga Shoqata e parë e infermierëve për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv nga Maqedonia.

“Infermieret duan të mësojnë dhe të largohen, dhe nuk duan të punojnë në Maqedoni, arsyeja është paga e ulët, ka shumë punë. Jemi të mbingarkuar. Jemi një numër i vogël. Një motër punon sa për tre veta. Një infermiere në kujdesin intensiv kujdeset për 5-6 pacientë. Kjo është shumë. Një infermiere duhet të kujdeset për një pacient. Kemi kaluar kovidin, kemi kaluar shumë momente të vështira dhe ende nuk kemi mirëkuptimin e institucioneve të rëndësishme për të vlerësuar punën tonë”, deklaroi Juliana Kazanxhiska – kryetare e Shoqatës së infermierëve të anestezisë, reanimacionit.

Vetëm vitin e kaluar, rreth 2,000 infermiere lanë punën dhe shkuan jashtë vendit.

“Përveç të rinjve, po largohen edhe infermieret me mbi 20 vjet përvojë pune, motrat që kanë stazh, marrin guxim dhe largohen nga Maqedonia, shumica e tyre janë infermiere nga degët e internistëve dhe kirurgjisë, anestezisë, infermieret që janë të trajnuara mirë, kanë njohuri dhe largohen”, shtoi Juliana Kazanxhiska – kryetare e Shoqatës së infermierëve të anestezisë, reanimacionit.

Advertisement

Në nivel shtetëror, vendi përballet edhe me mungesë të mjekëve.

“Rritja e pagave do të ndikonte në qëndrimin e mjekëve në këtë vend. Rrethanat ekonomike janë arsyeja e migrimit të personelit shëndetësor në të gjithë Evropën, por ne, si një vend ku vazhdimisht zvogëlohet popullsia, jemi më të kërcënuar se vendet e tjera. Ne nuk jemi një vend që ka një prodhim të brendshëm bruto të madh, me të cilin do të tërhiqnim mjekë të huaj për të ardhur dhe punuar në Maqedoni, dhe ne duhet të mbështetemi në stafin tone”, u shpreh Nikola Bakraçeski – doctor.

Nëse bëhen ndryshime shtesë në rregulloren shëndetësore, një numër i mirë mjekësh mund të mbahen në vend, thotë Bakraçeski. /Alsat.mk

The post 12 infermiere në muaj largohen nga Maqedonia appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy