​Hoxhaj: Ftojmë mërgatën shqiptare të Maqedonisë të regjistrohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar sot zëvendëskryeministrin e parë Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, nga ku ka bërë thirrje që të regjistrohen sa më shumë mërgimtarë të Maqedonisë së Veriut në regjistrin civil të këtij vendi proces ky filluar më 1 mars të këtij viti.

Hoxhaj në një konferencë për media bëri të ditur edhe temat e këtij takimi, teksa ftoi qytetarët e Maqedonisë të Veriut që të regjistrohen në regjistrin civil pasi siç tha ai, kjo ka rëndësi për të ardhmen politike

“Në Maqedoni të Veriut është një proces i regjistrimit civil të popullatës dhe temë jona ishte që e gjithë diaspora shqiptare do të duhet të jenë në mbështetje dhe të japin kontributin e tyre qe sa më shumë shqiptarë të Maqedonisë të Veriut të regjistrohen. Ky është një proces politik, prandaj dua që në emër të PDK-së t’i ftoj shqiptarët që janë nga Maqedonia e Veriut të regjistrohen në regjistrin civil, pa marrë parasysh se ku jetojnë”, tha ai.

Ai pati edhe një kërkesë për qeverinë në ardhje të Republikës të Kosovës. “Ne jemi në opozitë dhe mbetemi krenar në opozitë. Por dua të ftoj qeverinë e ardhshme të Kosovës që të mbahet një mbledhje e përbashkët meqë do të kishte ndikim të madh në shumë fusha sa i takon bashkëpunimit ndërvllazëror mes Prishtinës dhe Shkupit”, shtoi ai, njofton Telegrafi Maqedoni.

Advertisement

Kurse zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi tha se deri me tash kanë tejkaluar numrin prej 72 mijë qytetarëve të regjistruar nga mërgata, teksa shtoi se presin ndihmë për rritjen e këtij numri deri në 200 mijë.

Ai deklaroi se gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut është çështje e kryer. “Regjistrimi është jetik, ka të bëjë me të ardhmen politike”, tha ai.

Sa i përket mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, Grubi u shpreh se mezi pret që të mbajnë takimin e iniciuar dikur nga Enver Hoxhaj. /Telegrafi/

The post ​Hoxhaj: Ftojmë mërgatën shqiptare të Maqedonisë të regjistrohen appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy