Pajisja me avionë luftarakë F-16 shihet si një shpresë nga Ukraina për të ndryshuar në mënyrë radikale kundërofensivën ndaj Rusisë. Disa shtete, me në krye SHBA, janë ofruar për të trajnuar ushtarët ukrainas për përdorimin e këtyre mjeteve ajrore.
Zyrtarët ukrainas shprehen se ka një pabarazi përballë Rusisë në luftën në ajër.
“Nuk ka barazi në ajër. Kjo ndërlikon shumë nga çështjet që ekzistojnë sot në front. Sapo F-16 të shfaqen dhe të përdoren nga Forcat tona të Armatosura në masën më të plotë, më besoni, situata do të ndryshojnë rrënjësisht para syve tanë”, deklaroi Oleksii Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, në një intervistë për Radio Liberty.
Norvegjia, së bashku me Danimarkën dhe Holandën, janë zotuar të ofrojnë avionë luftarakë F-16 për Ukrainën, por ata nuk kanë gjasa të jenë në shërbim të Forcave Ajrore të Ukrainës deri në vitin e ardhshëm, sipas zyrtarëve të SHBA dhe NATO-s. SHBA njoftoi të enjten se do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët e avancuar në tetor.