
Një zyrtar i lartë i inteligjencës ruse, Sergei Beseda është dërguar në një burg famëkeq në periferi të Moskës.
Beseda së bashku me zëvendësin e tij ishin vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në mars, tha një ekspert kryesor i shërbimeve të sigurisë ruse, Andrei Soldatov.
Advertisement
Vendimi për ta dënuar me burg u mor pasi presidenti rus, Vladimir Putin filloi një spastrim të zyrtarëve të fajësuar për dështimet në pushtimin Ukrainës.
Beseda akuzohet se është një bashkëpunëtor i CIA-s që informoi amerikanët për planet ushtarake dhe inteligjencen ruse për të sulmuar Ukrainën.
Advertisement