![Zyrtarët ukrainas: Ushtarët rusë po na vjedhin rezervat e grurit](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/04/70926ff1-27c4-473f-b80b-3f528c0e7b1b-600x400.jpg)
Ukraina pretendon se trupat ruse po vjedhin rezervat e grurit.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaroi se më shumë se 60 tonë grurë, së bashku me kamionët e ngarkesave, u vodhën nga kooperativa bujqësore në qytetin Kamianka-Dniprovska.
Advertisement
“Dje publikuam një video të një kolone prej mbi 50 makinash që po nxirrnin drithë nga territoret tona të pushtuar. Dhe sot nuk e dimë se ku e dërguan. Pushtuesit rusë po grabisin fshatarët”, tha Ivan Fedorov, kryebashkiak i qytetit jugor të Melitopolit