Zyrtarët francezë nën hetim për koronavirusin/ Kontrolle në shtëpitë e atyre që neglizhuan pandeminë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtarët francezë nën hetim për koronavirusin/ Kontrolle në shtëpitë e atyre që neglizhuan pandeminë

Nga muaji korrik në Francë, Gjykata speciale ka hapur procesin gjyqësor mbi menaxhimin e krizës COVID-19 ndërsa një ditë më parë forcat e policisë kanë bastisur shtëpitë e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe shëndetësisë.

Kryeministri Jean Castex, paraardhësi i tij Edouard Philippe, Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran, drejtori i agjencisë kombëtare të shëndetit, Jérôme Salomon dhe disa zyrtarë të tjerë po përballen me akuzat për veprim të ngadaltë ndaj krizës shëndetësore dhe mungesën e pajisjeve të nevojshme.

Ndërkohë, Franca po përballet me një situatë aspak optimiste pasi numri i infeksioneve të reja është rritur ndjeshëm në dy javët e fundit dhe nga dita e nesërme hyn në fuqi shtetrrethimi gjatë natës në nëntë qytete, përfshirë Parisin.

Hans Kluge, drejtori i OBSH për Europën deklaroi se vdekjet nga COVID-19 në kontinent aktualisht janë pesë herë më të ulëta se ato në muajt Mars dhe Prill, por në valën e dytë është rritur ndjeshëm numri i të rinjve të infektuar.

Advertisement

Kluge iu kërkoi qeverive që të marrin në konsideratë shëndetin mendor dhe dhunën në familje kur vendosin kufizime dhe të bëjnë gjithçka që të jetë e mundur për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy