Rusia ka mbledhur 70% të kapacitetit të nevojshëm ushtarak për të bërë një pushtim të plotë të Ukrainës, sipas zyrtarëve amerikanë, raporton Reuters.

Gjatë mesit të muajit Shkurt, pritet që Rusia të sjellë më shumë pajisje të rënda ushtarake.

Zyrtarët amerikanë, të cilët thonë se Rusia është 70% gati për sulm, nuk dhanë prova për këtë deklaratë, por shprehen se bazohen në informacionet e shërbimeve të inteligjencës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë se 100 mijë trupa ushtarake ruse ndodhen pranë kufijve të Ukrainës, por Rusia mohon planifikimin e sulmit.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kushtet e motit do të favorizojnë Rusinë që të lëvizë pajisje ushtarake nga 15 Shkurti e deri në fund të Marsit. Sipas tyre, për shkak të temperaturave të ulëta, toka pritet të ngrijë e të ngurtësohet, duke i mundësuar Moskës lëvizjen e shumë pajisjeve të rënda.

Sipas raportimeve, një pushtim i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund të shkaktojë deri në 50 mijë vdekje.

Kriza mes Moskës dhe Kremlinit vjen gati 8 vjet pasi Rusia aneksoi nga Ukraina gadishullin e Krimesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";