Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut deklaroi se sulmi ajror izraelit në kampin e refugjatëve mund të përbëjë krim lufte. Në deklaratë theksohet se ky shqetësim ngrihet mbi numrin e lartë të viktimave civile dhe sulmet joproporcionale mes Izraelit e Palestinës.

 

 “Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalya, ne kemi shqetësime serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte”, tha zyra në një postim në mediat sociale të mërkurën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deklarata e OKB-së vjen pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit morën autorësinë e shpërthimit në kampin e refugjatëve. Sulmi ka shkatuar tragjedi njerëzore dhe është dënuar nga shtetet e Lindjes së Mesme dhe jo vetëm.