Zvicra vendos masa të reja kufizuese kundër Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zvicra vendos masa të reja kufizuese kundër Covid-19

Zvicra ka forcuar masat kundër Covid-19 të premten, ndërsa qeveria po lufton për të mbajtur në kontroll rritjen e rasteve për shkak të variantit Omicron. 

Vendi do të bëjë të detyrueshme maskën dhe secili person që është rikuperuar nga virusi apo vaksinuar duhet të pajiset me pasaportë shëndetësore.

Zvicra ka rekomanduar gjithashtu që personat që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia. Masat do të hyjnë në fuqi të hënën, më 6 dhjetor dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 24 janar.

Zvicra gjithashtu ka shtrënguar kufizimet për të hyrë në vend, duke thënë se udhëtarët nga 23 vende duhet të paraqesin dëshminë se kanë rezultuar negativ dhe të karantinohen për 10 ditë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy