Zvicra, i pari vend në Evropë që refuzon vaksinën “AstraZeneca”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zvicra, i pari vend në Evropë që refuzon vaksinën “AstraZeneca”

Autoriteti Rregullator i Shëndetit në Zvicër ka refuzuar autorizimin e vaksinës së Covid-19, AstraZeneca.

Vaksina, e cila tashmë po administrohet në Mbretërinë e Bashkuar, iu dha autorizim për përdorim në të gjithë BE të premten e kaluar, por zyrtarët shëndetësorë në Francë, Gjermani, Itali, Suedi dhe Poloni kanë këshilluar kundër përdorimit të saj te njerëzit e moshuar.

Kurse Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE, është vendi i parë evropian që vendos kundër miratimit të aplikimit të kësaj vaksine për të gjithë popullsinë.

“Për vaksinën nga AstraZeneca, të dhënat e disponueshme dhe të vlerësuara deri më tani nuk janë ende të mjaftueshme për miratim. Në mënyrë që të merren të dhëna shtesë mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë, kërkohen më shumë të dhëna nga studime të reja”, deklaroi Qendra mjekësore Zviceriane.

Advertisement

Zvicra ka qenë relativisht e ngadaltë në autorizimin e vaksinave të Covid-19, krahasuar me vendet e tjera të BE-së. Deri më tani, ka aprovuar vaksinën Pfizer/ BioNtech dhe Moderna.

Sondazhet tregojnë se shumë qytetarë zviceranë mbeten skeptikë rreth vaksinave. Sipas një studimi të Universitetit të Cyrihut në fillim të janarit, vetëm 50 për qind e zviceranëve thanë se ishin të gatshëm të merrnin një vaksinë, me një në tre persona që deklaronin se nuk ishin të gatshëm të vaksinoheshin.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy