Rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagam” kanë ndërmarrë masat të ashpra kundër Donald Trump, pas protestave të dhunshme në ndërtesën e Kongresit nga mbështetësit e Trump.
Mark Zuckerberg ka sqaruar asyet pse “Facebook” ka ndërmarrë vendimin për të bllokuar llogarinë e Trump për dy javë. Sipas tij, Presidenti i 45-të i SHBA-ve ka ndërmend të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të dëmtuar kalimin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit tek pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden, duke iu refruar trazirave dhe skenave katike të shkaktuar brenda në Kongres.
“Vendimi i tij për të përdorur platformën e tij për të dënuar sesa të dënojë veprimet e mbështetësve të tij në ndërtesën Capitol ka shqetësuar me të drejtë njerëzit në SHBA dhe në botë. Ne i hoqëm këto deklarata dje sepse ne gjykuam se efekti i tyre do të ishte të provokonin dhunë të mëtejshme.”
Themeluesi i “Facebook” shton se prioritet duhet të jetë sigurimi që 13 ditët e mbetura dhe ditët pas inaugurimit të kalojnë paqësisht dhe në përputhje me normat e vendosura demokratike.
“Gjatë disa viteve të fundit, ne kemi lejuar që Presidenti Trump të përdorë platformën tonë në përputhje me rregullat tona, ndonjëherë duke hequr përmbajtjet ose duke etiketuar postimet e tij kur ato shkelin politikat tona. Besojmë se rreziku i lejimit të presidentit për të vazhduar të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe thjesht është shumë i madh. Prandaj, po e zgjasim bllokun që kemi vendosur në llogaritë e tij në “Facebook” dhe “Instagram” për të paktën dy javët e ardhshme, derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit.”