Zonja e Parë e Ukrainës: Jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin! Zelensky: Kam frikë për familjen time

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zonja e Parë e Ukrainës: Jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin! Zelensky: Kam frikë për familjen time

Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vendosur që të qëndrojë në Ukrainë së bashku me dy fëmijët e saj Aleksandra, 17 vjeçe dhe Kiril, 9 vjeç.

Ata janë të strehuar në një vend sekret nga ku Olena mbështet bashkëshortin dhe popullin e saj me anë të reagimeve në rrjetet sociale.

“Unë jam Olena Zelensky, jam gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ne u martuam në 2003-shin. Vajza jonë lindi në 2004 dhe djali në 2013. Unë jam një shkrimtare dhe një arkitekte. Dhe jam nën kërcënimin e vdekjes nga zoti Putin”, është një postim i saj i bërë së fundmi.

Në postime të tjera, Olena tregon se si e mbështet popullin e saj: “Unë nuk do lë të më zërë paniku ose të shpërthej në lot. Do jem e qetë dhe e sigurt.

Advertisement

Fëmijët më shikojnë dhe unë do të qëndroj pranë tyre dhe pranë burrit tim. Por edhe pranë jush. Ju dua dhe dua Ukrainën”.

Sakaq, presidenti Volodymyr Zelensky protagonisti i qëndresës dhe heroizmit ukrainas kundër sulmeve ruse, është shprehur se ka frikë për familjes e tij.

Në një intervistë televizive, Zelensky zbuloi se e takoi familjen e tij vetëm një herë në këto ditë të luftës për Ukrainën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy