Të paktën 40 të dënuar humbën jetën si pasojë e një zjarri në një burg në Indonezi.
Sipas një zëdhënësi për të drejtat e njeriut, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në burgun e provincës Banten.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që të dënuarit e tjerë po evakuohen në një tjetër institucion të ekzekutimit të vendimit penal.
Nuk dihet numri i saktë i të dënuarve që kanë qenë në burg në momentin e zjarrit, por mendohet se ai ka qenë i mbipopulluar dhe strehonte 600 persona më shumë.
Advertisement