Vilia, një fshat në periferi të Athinës po përballet për ditën e katërt më zjarre të shumta të cilat po i afrohen zonave të banueshme.
Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve ndërsa 7 helikopterë dhe shtatë avionë janë në vënë në dispozicion .
Advertisement
Ndërkohë rrugët kryesore pranë kësaj zone janë mbyllur.
Ndërkohë në Francë dy persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë shpërthyer në Saint-Tropez.
Advertisement
Zjarri bëri që rreth 7,000 qytetarë të largohen nga banesat e tyre, shumë prej të cilëve ishin turistë të vendosur në kampe, në zonën bregdetare.
22 persona kanë mbetur të plagosur , ndërsa shërbimet zjarrfikëse po luftojnë për të vene nën kontroll flaket.
Advertisement