Zjarret kërcënojnë Greqinë, vihen nën kontroll dy vatra pranë Athinës, qeveria kërkon angazhim qytetar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarret kërcënojnë Greqinë, vihen nën kontroll dy vatra pranë Athinës, qeveria kërkon angazhim qytetar

Zjarrfikësit në Greqi kanë vënë nën kontroll dy zjarret e mëdha që shpërthyen pranë Athinës gjatë fundjavës pas një beteje të gjatë nga ajri dhe nga toka.

Por kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar se rreziku mbetet shumë i lartë.

Në mbledhjen e qeverisë të kësaj të hëne kreu i qeverisë greke tha se vera do të jetë shumë e rrezikshme, ndërsa kërkoi që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të solidarizohen kundër rreziqeve natyrore.

“Kemi pasur një qershor shumë të vështirë, me thatësira ​të mëdha dhe me erëra jashtëzakonisht të fuqishme për sezonin. Por kohë më të vështira janë përpara nesh, pritet një verë shumë e rrezikshme. Shteti është në gatishmëri, por na duhet edhe ndihma e qytetarëve veçanërisht në parandalim”, tha Mitsotakis.

Advertisement

Zjarret që shpërthyen këtë fundjavë në Greqi dogjën të paktën 10 banesa në periferi të Athinës, si dhe automjete dhe stalla bagëtish.

Disa fshatra u evakuuan për shkak të rrezikut.

Beteja me flakët ndërkohë vazhdon në disa zona të tjera përfshirë edhe ishuj.

Verën e kaluar Greqia u përball me zjarre vdekjeprurëse që lanë dhjetëra viktima dhe qindra mijëra hektarë toka të djegura. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy