Një zjarr i madh përfshiu Australinë Perëndimore këtë të martë duke shkaktuar dëme të medha.
Sipas raportimeve te mediave, zjarri i shtyrë nga erëra e forta, gjatë orëve të vona të natës shkatërroi plotësisht 59 shtëpi.
Advertisement
Rreth 200 zjarrfikëse shkuan në terren për të izoluar flakët, të cilat janë shtrirë në afro 80 km katrorë dhe kanë djegur më shumë se 8 mijë hektarë pyje.
Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të lëvizin në vende të sigurta, edhe pse kjo do të thyente karantinën, pasi zona është e izoluar për shkak të COVID-19.
Advertisement
Ndërkohë kryeministri i vendit e ka cilësuar situatën shqetësuese dhe serioze pasi vendi po përballet me dy emergjenca, pandeminë dhe zjarret.
Advertisement