Rikthehen zjarret në Spanjë. Flakët kanë përfshirë ishullin spanjoll Tenerife ku vatra kryesore shpërtheu në parkun kombëtar.
I ndihmuar nga temperaturat e larta dhe thatësira e madhe, zjarri u përhap në të gjithë ishullin duke vënë në rrezik edhe banesat e zonave përreth.
Të gjendur në këto kushte, autoritetet u detyruan të bëjnë evakuimin e 5 fshatrave turistikë deri në normalizim të situatës. Bilanci i deritanishëm i zjarreve është rreth 800 hektarë pyje të djegura.
Autoritet lokale kanë ndërprerë gjithashtu aksesin në pyllin ku ndodhet edhe maja më e lartë në Spanjë ndërsa kanë bërë apel për turistët të mos vizitojnë zonën deri sa zjarret të vendosen në kontroll.
10 helikopterë nga ajri dhe qindra forca zjarrëfikëse nga toka po punojnë për shuarjen e flakëve.
Këtë verë e gjithë Europa u përball me një valë të nxehti të paregjistruar më herët e cila prej ndryshimeve klimatke po zgjat më shumë zakonisht.