10 pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën në Rumani si pasojë e një zjarri që shpërtheu këtë të shtunë në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Piatra Neamt. Ndërsa, shtatë pacientë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë ende dhënë informacione se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Advertisement