Lira turke ka rënë në një nivel rekord duke arritur në vlerën 12,25 kundrejt dollarit amerikan dhe 14,03 kundrejt euros. Monedha ka përjetuar aktivitetin më të dobët gjatë këtij viti duke humbur 43 përqind të vlerës, përfshirë humbjen me 24 përqind vetëm gjatë kësaj jave.

 

Pjesa më e madhe e analistëve shprehen se kjo lidhet me zhvlerësimin e papërgjegjshëm monetar dhe përqindjet e ulëta të interesit, politika që mbështeten nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ka ushtruar presion politik ndaj Bankës Qendrore të vendit.
Qytetarët e thjeshtë janë duke vuajtur nga rritja e shpejtë e inflacionit, e cila shkakton pasiguri në shoqëri. Inflacioni është rritur me 20 përqind në Turqi për vitin 2021.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Erdogan mbron uljet e mëdha të përqindjes së interesit dhe premton të fitojë “luftën ekonomike për pavarësi” megjithëse gjithnjë e më shumë ekonomistë konservatorë nuk e pranojnë qasjen e tij.

 

Ish- zëvendësdrejtori i Bankës Qendrore, Semih Tumen i shkarkuar muajin e kaluar nga kryetari i shtetit, shkruajti në tëitter se ky eksperiment joracional, që nuk ka asnjë shans të fitojë, duhet braktisur menjëherë sepse sistemi financiar nuk mund ta përballojë.
Kolapsi marramendës i monedhës po godet rëndë buxhetet familjare

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";