Zhduken qentë dhe macet në Kinë: “Janë vrarë për të mos përhapur Covid-in”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhduken qentë dhe macet në Kinë: “Janë vrarë për të mos përhapur Covid-in”

Me t’u kthyer nga karantina si pasojë e Covid, ose nga një shtrim më i gjatë në spital, ju hyni në shtëpi dhe nuk e gjeni më kafshën tuaj shtëpiake: të vrarë nga autoritetet shëndetësore, pa pëlqim dhe pa paralajmërim, si një “përçues” i mundshëm i virusit.

 

Kjo është ajo që po ndodh në Kinë : dhjetëra njerëz të dëshpëruar raportojnë në mediat sociale zhdukjen e qenve ose maceve të tyre gjatë mungesës së tyre në shtëpi.

 

Advertisement

Në emër të politikës “Zero Covid”, qeveritë vendore eliminojnë kafshët shtëpiake për t’i parandaluar ato të transmetojnë infeksionin te njerëzit . Një politike absurde , ndër të tjera pa asnjë provë shkencore nga komuniteti vendas mjekësor apo nga OBSH, se kafshet janë përcjellësit kryesore të virusit apo jo.

 

Për të vertetuar se vrasja e qenve dhe maceve është bërë nga autoritetet ka madje edhe, si ajo e publikuar nga një banor i Shangrao, në provincën e Jiangxi, në rrjetin social Ëeibo:

 

Advertisement

Gruaja akuzoi punonjësit e shëndetësisë se kishin rrahur për vdekje qenin e saj ndërsa ajo ishte në karantinë në një hotel pa kafshën e vet. Dhe autoritetet lokale nuk mohuan asgjë :

 

 

Por kjo nuk duket të jetë një histori e izoluar.

Advertisement

 

Edhe gazeta  South China Morning Post  tregon për qentë dhe macet e vrarë nga autoritetet shëndetësore pa autorizim, dhjetëra qytetarë kanë filluar të nënshkruajnë peticionet online ku u kërkojnë qeverive vendore politika më humane dhe të përcaktuara mirë dhe mbi të gjitha pretendojnë të mbajnë me vete kafshët shtëpiake gjatë karantinës.

 

Por autoritetet lokale nuk kanë ndërmend të ndryshojnë strategjinë: nuk ka asnjë trajtim në dispozicion për kafshët, kështu që eutanazia është e vetmja mundësi:

Advertisement

 

“Nëse kafsha është pozitive, ajo nuk mund të kthehet prapa”./ Tgcom

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy