Vendosja e masave të reja parandaluese në kuadër të pandemisë ka shkaktuar një fundjavë kaotike në shumë qytete të botës. Ne Berlin, rreth 38,000 njerëz pushtuan kryeqytetin gjerman mbrëmjen e së shtunës duke protestuar kundër kufizimeve.
Demonstratat vijojnë edhe këtë të dielë pavarësisht se rreth 300 persona janë arrestuar. Mijëra protestues të ekstremit të djathtë goditën policinë me gurë, shishe dhe sende të tjera ndërsa u përpoqën të sulmojnë edhe ndërtesën e Parlamentit.
Zyrtarët gjermanë kanë reaguar ashpër ndaj sulmeve duke paralajmëruar edhe rrezikun në ëprkeqësimin e situatës së shëndetit publik.
Rreth 3,000 oficerë policie u vendosën në të gjithë qytetin ndërsa kjo është protesta e dytë masive kundër rregullave të koronavirusit këtë muaj në Berlin.
Protestuesti mbanin postera me mbishkirmet “Stop çmendurisë koronavirus” dhe “Fundi i diktaturës koronavirus” duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe fundin e masave kufizuese.
Ndërkohë dhjetra persona janë arrestuar edhe në Britaninë e Madhe, ku mijëra njerëz pushtuan rruëgt e Londrës në tubimin “Bashkohu për Lirinë”.
Protestuesit marshuan me thirrjet “Nuk është Covid-19, është fashizëm”
Ndëra në Francë, mijëra njerëz marshuan për lirinë duke protestuar kundër mbajtjes së maskës me detyrim.
Protestuesit akuzojnë qeverinë se po e përdorin pandeminë për të vendosur diktaturën. Sipas tyre, nuk ka asnjë provë shkencore që maskat mbrojnë kundër virusit.
Nga e enjtja që lamë pas, mbajtja e maskës në Francë është bërë me detyrim edhe në hapësirat publike ku ka grumbullime njerëzish.
The post Zgjerohen protestat anti-Covid/ Qindra të arrestuar pas tubimeve kundër bllokimit appeared first on Vizion Plus.