Vetë Biden tha përmes Twitterit se i ka siguruar tashmë 1991 delegatët e nevojshëm për të qenë kandidat i demokratëve dhe se do të luftojë për të fituar betejën për shpirtin e kombit.
Joe Biden ishte kandidati potencial që pas tërheqjes së Bernie Sanders në muajin prill. Koronavirusi dhe efektet e saj mbi ekonominë sikurse dhe protestat më të fundit civile në mbarë Amerikën, duket se do të dominojnë fushatën e Biden deri në zgjedhjet e nëntorit
Biden, i cili ka shërbyer si zv.president gjatë drejtimit të Shtëpisë së Bardhë nga Barack Obama, e nisi fushatën e tij me humbje në Iowa dhe New Hampshire por fitoi bindshëm terren më pas, pas fitores në Karolinën e Jugut. Më pas ai triumfoi dhe dominoi debatin e quajtur si “super e enjtja”, duke siguruar 10 nga 14 shtete.