Zgjedhjet në SHBA/ Votimi postar është vendimtar, mbi 80 milionë fletë votimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet në SHBA/ Votimi postar është vendimtar, mbi 80 milionë fletë votimi

Rreth 84 milionë amerikanë kanë zgjedhur “votimin me postë” në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

Por, “votimi me postë” është bërë shkak i përplasjes së fundit midis dy kandidatëve: Trump që i frikësohej një mashtrimi të mundshëm dhe Biden, i cili ftoi të gjithë votuesit që të përdorin këtë metodë.

Debati rreth “votimit me postë” është zhvilluar në disa fronte.  Sipas Donald Trump, vota postare mbart një rrezik të lartë mashtrimi.

“Synimi ynë tani është të sigurojmë integritetin për të mirën e këtij vendi. Ky është një moment i madh, është një mashtrim i madh ndaj vendit tonë. Ne duam që ligji të përdoret në mënyrën e duhur. Prandaj do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë”, paralajmëroi Trump.

Advertisement

Më herët, përdorimi i votimit postar ishte i kufizuar në kategori të caktuara (për shembull mbi 65 vjeç, njerëz të sëmurë ose qytetarë që ishin jashtë vendit të tyre të banimit).

Mirëpo, kohët e fundit, përdorimi i kësaj metode ka ndryshuat. Në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve në vitin 2016, rreth një e katërta e votuesve e përdorën këtë mënyrë.

Tani, rreth gjysma e 50 shteteve amerikane lejojnë “votimin me postë” për të gjithë votuesit që e kërkojnë atë, pavarësisht nga ekzistenca e kushteve specifike siç është mosha.

Nëntë shtete, mes të cilave edhe Washington D.C. kanë pasur të ashtuquajturat “të gjitha zgjedhjet me postë”. Kanë  zgjedhur të votojnë përmes postës shtete si: Utah, Hawaii, Colorado, Oregon, Ëashington, California, Nevada, Neë Jersey dhe Vermont.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy