Zgjedhjet në SHBA/ A po manipulohet rezultati? Eksperti Shtuni: Mundësia, shumë e vogël!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet në SHBA/ A po manipulohet rezultati? Eksperti Shtuni: Mundësia, shumë e vogël!

Pak orë pasi Donald Trump njoftoi se ngriti padi për të ndaluar numërimin e votave në Michigan, pasi sipas saj nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit u zhvillua një protestë në Detroit. Shumë mbështetës në bazën e votuesve të Trump u bënë jehonë akuzave të tij të pabazuara për manipulim duke kërkuar ndalimin e numërimit të votave.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, eksperti për Çështjet e Sigurisë, Adrian Shtuni shprehet se bazuar në statistika dhe histori, mundësia e manipulimit të rezultateve është shumë e vogël.

Adrian Shtuni: Unë I kam parë edhe statistikat, sepse duhet ta bazojmë opinionin tonë në bazë të tyre dhe historisë. Brenda kësaj përqasje, tregohet se mundësia për të pasur vjedhje të votave në Amerikë është diku tek 0.0004 përqind deri në 0.0009 përqind. Nuk është e pamundur që të ndodhë manipulimi, sepse gjithmonë ka një herë të parë, historikisht nuk e kemi përjetuar diçka të tillë në SHBA, që të ndihemi të shqetësuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy