Dyshimet për mashtrime të mëdha zgjedhore kanë përcjellë ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi.

Zgjedhjet në këtë vend zhvillohen në tri ditë.

Partia në pushtet, e përkrahur nga Kremlini, Rusia e Bashkuar, pritet të fitojë në zgjedhjet parlamentare, pas një shtypjeje që u është bërë kritikëve të Kremlinit, disa prej të cilëve u është pamundësuar pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor.

Në ditën e parë të zgjedhjeve, grupi i pavarur për vëzhgim të zgjedhjeve, Golos, ka regjistruar rreth 2,000 shkelje procedurale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas këtij grupi, arritja masive e personave me uniformë në qendrat e votimit ka qenë shumë e përhapur, duke sugjeruar se Qeveria ka mobilizuar punëtorët shtetërorë, me qëllim të sigurimit të fitores për partinë në pushtet.

Ka pasur raportime edhe që njerëzit kanë votuar disa herë, si dhe për mbushje me vota të kutive të votimit.

Mediat në Shën Petersburg kanë raportuar raste të dyshimta të “votimit të shumëfishtë”, në të cilat qytetarët kanë votuar nëpër qendra të ndryshme votimit, derisa faqja Znak ka thënë se një banor i Moskës u ka ofruar njerëzve 15 dollarë për të votuar për partinë, Rusia e Bashkuar.

Gara po zhvillohet për të 450 ulëset e dhomës së ulët të parlamentit, apo Dumës Shtetërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky proces zgjedhor po zhvillohet bashkë me zgjedhjet lokale në disa rajone.

Rezultatet preliminare pritet të dalin pasi të mbyllen qendrat e votimit më 19 shtator.

Në muajt e fundit, autoritetet kanë nisur fushatë për shtypje të aleatëve të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka thënë se nuk do të dërgojë vëzhgues zgjedhorë për herë të parë në gati tri dekada, për shkak të “kufizimeve të mëdha” të vendosura nga autoritetet ruse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partia, Rusia e Bashkuar deri më tani ka pasur shumicë bindëse në Dumën Shtetërore, mirëpo popullariteti i kësaj partie, aktualisht është në pozitën më të ulët që gati dy dekada apo prej kur ekziston.